Roma merr frymë lirisht për Paulo Dybala që ishte në stol në ndeshjen e Athinës me Panathinaikos e vlefshme për raundin e fundit të Fazës së Ligës në Europa League.

Sulmuesi argjentinas në ndeshjen e së dielës me Milanin pësoi një goditje në gju, por në stërvitjen e së mërkurës ai ndjeu dhimbje dhe të enjten në mëngjes u vizitua nga stafi mjekësor i klubit verdhekuq.

Këtë të premte, Dybala iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore me Romën që doli me një komunikatë për shtyp për të dhënë informacionet në lidhje me gjendjen e sulmuesit argjentinas.

‘Ekzaminimet të cilave iu nënshtrua Paulo Dybala përjashtuan dëmtime-theksohej në komunikatën e Romës-ka një inflamacion të lehtë në kapsulën laterale me futbollistin që nisi fizioterapinë dhe një stërvitje specifike’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB