Live Champions/ Interi gjen avantazhin, Dimarco ndëshkon Dortmundin. Mësoni rezultatet në kohë reale
Në prag të ndeshjes vendimtare të Ligës së Kampioneve me Chelsea, Drejtorit Sportiv i Napolit, Giovanni Manna foli për futbollistët që mund të vijnë për të përforcuar skuadrën e Antonio Contes në ditët e fundit të merkatës.
Në mënyrë të veçantë ai foli për sulmuesin e krahut, një pozicion që është lënë bosh pas largimit të Noa Langh dhe dëmtimit të gjatë të pësuar nga David Neres.
Emrat më të përfolur në këtë moment janë ata të Raheem Sterling që sapo zgjidhi kontratën me Chelsea dhe Alisson Santos i Sporting Lisbonë. ‘Sterling është një futbollist që na pëlqen që në këtë verë-tha Manna-por ai edhe pse e zgjidhi kontratën me Chelsea ka pretendime të larta financiare, nuk është një tratativë e lehtë’
Më pas Drejtori Sportiv i Napolit foli për Alisson Santosin nga Sporting i Lisbonës. ‘Emri i tij ka dalë, kështu që do të flas hapur-vijoi Manna-Alisson Santos, për mendimin tim është një futbollist i talentuar. Por është mungesë respekti të flitet për një futbollist që duhet të luajë kualifikimin në Top-8 me Sportingun e tij’
Top Channel