Dortmund-Inter, Chivu: Duam të bëjmë një ndeshje të madhe, më pas do të shohim ku do të jemi…
Deklaratat e Antonio Contes në konferencën e shtypit në lidhje me trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti kanë shkaktuar një vorbull polemikash.
‘Spalletti tha Napoli është ish kampion i Italisë? Nuk e kuptova se çfarë tha Spalletti, por fraza e tij ishte e gabuar. Është e nevojshme të tregohet respekt, ne e kemi akoma titullin në fanelë. Unë nuk do ta kisha thënë kurrë. Spalletti është një trajner i zoti, por duhet të tregojë më shumë kujdes kur flet. Janë edhe 16 ndeshje, na e shqepi titullin nga fanelat, duhet të tregojë respekt’-ishin fjalët e Antonio Contes që gjetën kundërpërgjigje disa orë më vonë nga Spalletti.
Fillimisht trajneri i Juventusit iu drejtua rrjetit social Instagram duke publikuar atë pjesë të intervistës së tij që zemëroi Conten dhe më pas trajneri toskan foli për Sky Sport. ‘Nëse këto janë tema për Champions League…Për çfarë flasim’ -shtoi Spalletti për të mbyllur këtë temë në konferencën për shtyp
‘Mendova se ishte IA, këto nuk janë tema për Champions League-tha trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti
Top Channel