ZYRTARE/ Tirana vijon lëvizjet në merkato, rikthen portierin e titullit të fundit kampion
Lorenzo Insigne kthehet te Pescara, është ky një lajm romantik i merkatos së transferimeve që ngroh zemrat e tifozëve të kësaj skuadre.
Pas disa muajsh pa skuadër që nga momenti i mbylljes së aventurës së tij me Toronton, ish kapiteni i Napolit është gati të kthehet në shtëpi.
Lorenzo Insigne do të nënshkruajë me Pescara një kontratë 6 mujore me opsion rinovimin e saj në rast se kjo skuadër qëndron në Serie B. Dhe është pikërisht ky misioni i Lorenzo Insignes, të ndihmojë Pescarën që të arrijë objektivin, mbijetesën në këtë kategori. Aktualisht Pescara është në vendin e fundit me 14 pikë, 5 më pak se Sampdoria dhe Mantova që janë respektivisht në vendin e 18 dhe të 19
Lorenzo Insigne kthehet te Pescara që pas sezonit 2011-2012, kur së bashku me Verrattin dhe Immobile e drejtoi skuadrën abruceze në një ngjitje historike në Serie A.
Top Channel