Gian Piero Gasperini nuk e fsheh hidhërimin e tij. Pas barazimit në shtëpi me Milanin, trajneri verdhekuq foli për mediat italiane duke analizuar ndeshjen dhe rezultatin përfundimtar të saj

‘Kur Milani merr avantazhin është gjithnjë e vështirë, hodhi në fushë edhe lojtarë të fortë. Humbja do të ishte pak fat i keq, po të kishim marrë avantazhin do të kishim mundësi të fitonim-tha Gasperini që foli dhe për caktimin e Pellegrinit për gjuajtjen e penalltisë-Dybala dhe Malen kishin dalë dhe të dy janë gjuajtës penalltisë, kishim zgjedhur Cristanten, por më pas hyri Pellegrini dhe e gjuajti shumë mirë’

Pavarësisht keqardhjes për mungesën e fitores, janë shumë perspektiva të së ardhmes që kjo ndeshje i la të hapura sidomos për paraqitjen e bërë nga Roma në pjesën e parë. 

‘Jemi një skuadër shumë e re, vazhdojnë të vijnë futbollistë U25 dhe U20, vazhdojmë rrugëtimin tonë-vijoi Gasperini-klasifikimi thotë së Milani është forca e dytë e kampionatit dhe ne dalim nga kjo ndeshje më të fortë. Malen? Po bën shumë mirë, është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe duke luajtur do të fitojë gjithnjë e më shumë rezistencë. Sonte bëri disa gjëra të jashtëzakonshme, pati edhe një mundësi të shkëlqyer që e humbi për pak’.

Gjatë ndeshjes, skuadra verdhekuqe bëri një punë të madhe për markimin paraprak duke mos e lejuar thuajse asnjëherë Milanin të dilte në kundërsulm

‘Të mos lejosh kundërsulmin është një meritë e madhe, Milani ka lojtarë të shpejtë shumë të rëndësishëm si

Leao, Nkunku e Rabiot-tha Gasperini-është një skuadër gjithnjë e rrezikshme edhe kur mendon se po mund ta dominosh. Duhet të jesh gjithnjë shumë i kujdesshëm, këtë vit kanë një mbrojtje të jashtëzakonshme, t’i lejosh kaq paj një skuadre si Milani është fryt i punës dhe forcës’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB