Ju kujtohet Nani? Portugezi i rikthehet futbollit…pas 18 muajsh tërheqje
Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Olimpico ndaj Romës, një rezultat që lejon Interin të shkëputet akoma më shumë megjithatë trajneri i kuqezinjve Massimiliano Allegri preferon të tregohet optimist për këtë rezultat.
‘Kishim 6-7 minutat e para të mirë, pastak Roma doli mirë dhe ne gabonim në menaxhimin e zotërimit të topit-tha Allegri pas përfundimit të ndeshjes-Maignan na mbajti në këmbë, ndërsa në pjesën e dytë bëmë më mirë në pjesën teknike. Në momentin që morëm avantazhin, menduam se mund t’ia dilnim mbanë, por erdhi një episod që mund të ndodhë. Jemi të kënaqurqë morëm një rezultat pozitiv ndaj një rivaleje direkt për objektivin sezonal. Fituam një pikë kundrejt Napolit dhe mbajtëm Romën në distancë. Të barazosh 1-1 në Romë në këtë moment të sezonit është shumë e rëndësishme’.
Pjesa e parë e vuajtur po bëhet një zakon për kuqezinjë
‘Ata shtynë shumë, ka gjithnjë një skuadër që sulmon më shumë dhe një që e bën këtë më pak; në pjesën e dytë ishim më agresivë-shpjegoi Allegri përpara se të shprehte keqardhjen për penalltinë e akorduar për Romën-kur ishim në avantazh mbrojtëm mirë, por siç ndodh në futboll, në një moment kur dukej se gjithçka po shkonte mirë, u ndëshkuam me një penallti. Edhe pas 1-0 u krijua ndjesia se ishte më e lehtë për ne të shkonim 2-0 se të pësonim 1-1’
Dhe në fund Allegri dha një gjykim për sulmuesit në një mbrëmje ku Leao dhe Nkunku hasën në vështirësi.
‘Të katërt lojtarët janë futbollistë shumë të rëndësishëm-shtoi Allegri-në momentin që bëra zëvendësimet, Leao dhe Nkunku po e rrisnin nivelin e lojës, por kisha nevojë të kisha në fushë një futbollist që të ishte në gjendje që të kërcente dhe agresivitetin e Pulisic që mund të kishte mbyllur ndeshjen. Pasta, si gjithmonë, mendoj një gjë e ndodh diçka tjetër’.
Top Channel