Barazimi i Milanit me Romën dhe humbja e Napolit ndaj Juventusit i dhanë mundësinë Interit të shkëputet akoma më shumë në krye të klasifikimit të Serie A dhe tani diferenca e zikaltërve me rivalët e tyre të qytetit është 5 pikë. Në epokën e fitoreve me vlerë 3 pikë, kush krijon një avantazh prej të paktën 5 pikësh në javën e 22 të kampionatit, gjithnjë ka festuar titullin në fund të sezonit, por ka edhe një rast të veçantë, ai i sezonit 2021/22.

Përmbysja me forcë e rezultatit në ndeshjen me Pisa, e bashkuar me humbjen e Napolit në Torino dhe barazimin e Milanit në Romë, mund të kenë dorëzuar titullin në duart e Interit. Zikaltrit e Chivu pas 22 javëve janë 5 pikë para Milanit të vendit të dytë dhe që nga momenti kur Serie A është bërë me 20 skuadra(2004/05), sa herë që një skuadër ka krijuar një diferencë prej të paktën 5 pikësh në këtë fazë të sezonit është shpallur kampion i Italisë në fund. Tifozët e Interit mund të luten pafund, por shifrat nuk gënjejnë; në më shumë se 20 vjet, ka ndodhur 9 herë kjo gjë dhe thuajsë në të gjitha rastet ka pasur triumf final.

Por është vetëm një rast që e kundërshton këtë dhe është i sezonit 2021/22 ku përfshihen pikërisht Interi dhe Milani. Edhe në atë sezon pas 22 javësh zikaltrit kishin një avantazh prej 5 pikësh ndaj Milanit me kuqezinjtë që në fund fituan titullin në javën përmbyllëse në Reggio Emilia. Por në atë kampionat ishte sfida e famshme Bologna-Inter  që u shty dhe kështu që nëse merren në konsideratë 22 javët e para diferenca mes dy skuadrave të para ishte vetëm 2 pikë

Precedentët

Napoli           22/23, +15

Juventus        18/19, +9

Juventus        16/17, +7

Juventus        14/15, +7

Juventus        13/14, +6

Inter               2009/10, +6

Inter               2008/09, +6

Inter               2007/08, +8

Inter               2006/07, +8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB