Uji shkatërroi gjithçka, por jo “shtëpinë jeshile”. Si ndërtesa trekatëshe në Nepal i mbijetoi furisë së përmbytjes, pronari i saj rrëfen tmerrin 02/09 16:39
Një rekord botëror i ri Guinness u vendos në Milano, ku rrëzë Palazzo Lombardia u zbulua skulptura më e gjatë e çokollatës në botë.
Vepra artistike, e realizuar në formën e një treni, ka një gjatësi prej 55 metrash dhe peshon rreth 2,800 kilogramë.
Skulptura gjigante u mat zyrtarisht nga gjyqtarët e Rekordeve Botërore Guinness, të cilët e certifikuan atë si rekord botëror.
Në ceremoninë e shpalljes morën pjesë përfaqësues të pastiçierëve dhe prodhuesve të çokollatës nga e gjithë bota, të cilët u vlerësuan me çmimin për kontributin e tyre në këtë sipërmarrje unike.
Top Channel