Fabio Capello komentoi ndeshjet e radhës së Serie A italiane duke u përqendruar te kryesfidat Roma-Milan dhe Juventus-Inter me ish trajnerin e kuqezinjve dhe të verdhekuqve që u shfaq i drejtpërdrejt në gjykimet e tij

‘Dje Milan zhvilloi një pjesë të parë si i dorëzuar, pa vizion loje-tha Capello për Radio Anch’io Sport-më pëlqeu Roma, krijoi shumë dhe mund të ishte në avantazh të 2-3 golave, rastet e para. Më duket një skuadër që kalon në prova dhe gabime dhe më habit fakti sesi dy sulmuesit janë pasivë në lojën pa top. Ishte një Milan pa personalitet dhe pa atë karakterin që shihet në të gjitha ndeshjet si një skuadër e bindur për forcën e saj, më duket e vështirë që mund të arrijë Interin që ka një personalitet unik’

Ndërkaq, Capello nuk ia kurseu elozhet as Juventusit, një tjetër skuadër që ai e ka drejtuar gjatë karrierës së tij

‘Juventus m’u duk një skuadër e ekuilibruar, e vendosur, ndërsa Napoli e sheh veten me një skuadër të reduktuar për shkak të dëmtimeve-vijoi Capello-është një moment shumë i vështirë për Conte, futbollistët e tij në fushë japin gjithçka por ai vetë është në një situatë që nuk mund të bëjë ndryshime gjatë ndeshjes’.

Fabio Capello bëri edhe një gjykim për skuadrat italiane në Ligën e Kampioneve që të mërkurën do të luajnë ndeshjet e tyre të fundit të Fazën e Ligës

‘Në Evropë, Napoli po zhgënjen, edhe kur i kishte të gjithë futbollistët në dispozicion, gaboi në të gjitha ndeshjes-shtoi Capello-për Interin, Borussia Dortmund është një test i vështirë për të arritur mes 8 vendeve të para. Nuk është një ndeshje e lehtë se atje është një ambient i veçantë që e tërheq skuadrën’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB