Romagnoli kthehet në çështje; Lazio bllokon shitjen e tij, por mbrojtësi kërkon Al Sadd. Vendos…Sarri
Portieri i Cremoneses, Emil Audero bëhet protagonist i një momenti të çuditshëm pas ndeshjes me Sassuolon e humbur me rezultatin 1-0.
Skuadra e Cremoneses shkoi në autobus për t’u kthyer në Cremona…pa portierin e saj titullar duke ‘e harruar’ në stadium.
Gjithçka ndodhi në zonën mix pas intervistave të rastit. Audero kaloi në atë zonë ku ishin të pranishëm dy gazetarë indoneziane të cilët e ndjekin shpesh si atë ashtu edhe Jay Idzes; Audero është me origjinë indoneziane, ndërsa Idzes është holandez i natyralizuar si indonezian me këtë të fundit që është në radhët e Sassuolos .
Ata folën pak duke bërë edhe foto, ndërkohë autobusi i Cremoneses u nis për në Cremona pa Auderon. Gjithsesi nuk pati vend për panik, pasi vetë klubi e vuri në dispozicion të portierit një automjet në mënyrë që edhe ai të kthehej
Top Channel