Lazio, Sarri i hidhur: Shiten futbollistë duke thënë se nuk shkojnë mirë me mua.Është pak e shëmtuar kjo

25/01/2026 08:58

Maurizio Sari shfaqet i dekurajuar. Trajneri i Lazios e di mirë që skuadra e tij nuk është aq kompetitive sa vitin e kaluar dhe barazimi në ndeshjen me Leccen e tregoi këtë.

‘Te mos mund të shpërblesh dashurinë e tifozëve për skuadrën dhe për mua është frustruse-tha Sarri pas përfundimit të ndeshjes-në këtë ndeshje humbëm shumë topa në mënyrë banale në fillim, pastaj në pjesën e dytë diçka shkoi më mirë’.

Më pas trajneri toskan iu kthye polemikave të orëve të fundit.

‘Skuadra kundër meje? Nuk është aspak problem ndjenjash, përpara 15 ditëve, një futbollist erdhi në zyrën time e po qante-vijoi Sarri-pastaj nëse shiten futbollistë duke thënë se nuk shkonin mirë me Sarrin, kjo është pak e shëmtuar. Edhe sepse kur kanë ardhur dhe më kanë përshëndetur më thanë gjëra të ndryshme’

Më pas u shfaq çështja Romagnoli që do të shkojë tek Al Sadd në Katar

‘Klubi më pyeri se çfarë mendoja-tha Sarri-u përgjigja se taktikisht është një element nga i cili nuk mund të hiqet dorë. A do të qëndroj? Sigurisht, qëndroj sepse kam respekt për tifozët, Lazio është një gjë serioze, nga jashtë është e vështirë të kuptohet mirë. A ka ridimensionim të skuadrës? Po, dhe për momentin nuk shoh dritë në fund të tunelit. Por të presim fundin e merkatos. Klubi thotë se do të bëjë një skuadër të re, por mua pak më intereson mosha, dua një skuadër cilësore’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB