Portieri i Milanit Maignan, për penalltinë: Çfarë mund të bëjë Bartesaghi? Të presë krahun?
Luciano Spalletti i gëzohet fitores ndaj Napolit, por tekniku toskan e ka kthyer menjëherë vëmendjen tek sfidat e tjera. Në përfundim të sfidës në Allianz Stadium, Spalletti foli për Sky Sport duke analizuar suksesin e merituar ndaj kampionëve të Italisë.
‘Të gjitha fitoret janë të rëndësishme, vlejnë gjithnjë 3 pikë dhe ndeshjet janë të gjitha të vështira prandaj është një fitore e rëndësishme për vetëdijen tonë se këto janë gjërat që ne bëjmë-tha Spalleti-janë ndeshjet e duhura për futbollistët që të jenë të vetëdijshëm se mund të shprehin një futboll të një niveli të lartë’
Ndeshja u zhbllokua nga një gol i Jonathan David, të cilit Spalletti nuk ia kurseu fjalët e mira
‘Është një futbollist i fortë dhe sonte na tregoi edhe këtë me faktin se arriti t’i mbajë goditjet gjatë një dueli-vijoi Spalletti-fitoi duelin në zonë ku nuk ka hapësira për të sulmuar. Është një sulmues i vërtetë, race. Shënoi një gol të bukur për karakteristikat e tij; ne jemi shumë të lumtur për të. McKennie? Është një sulmues qendror perfekt, një ndër më të fortët që ekzistojnë sepse gjendet gjithnjë aty ku është topi dhe lufton për çdo top, por është i fortë edhe në gjuajtjet me kokë. Për më tepër sulmon në thellësi si askush tjetër’
Për atë cfarë tregoi në fushën e lojës, Juventus mund të kishte mbyll pjesën e parë me 2 gola avantazh. Ai ishte kjo pjesa e parë më e mirë e sezonit? Ja sesi përgjigjet Spalletti. ‘E gjithë ndeshja u zhvillua në të njëjtën mënyrë-tha trajneri bardhezi-ishte e hapur sepse kur nuk i konkretizon situatat kjo ndodh. Është gjithnjë një ndeshje e vështirë sepse nga çdo episod mund të dalë ndonjë situatë e pakëndshme. Për mua është thelbësore që të shoh se kanë vepruar gjithnjë në të njëjtën mënyrë. Bremer ishte shumë i zoti në lojën një për një në fushë të hapur’.
Top Channel