‘Tratativa për En Nesyri është mbyllur’-kështu u shpreh Giorgio Chiellini në lidhje me situatën e sulmuesit të Fenerbahçe i cili pavarësisht marrëveshjes mes klubit turk dhe Juventusit, preferoi të fitojë kohë pasi pret se çfarë do të bëjë Sevilla.

‘Shkuam të flasim me futbollistin-tregoi Chielini-ai shfaqi dyshime në lidhje me formulën. Ne nuk mund ta blejmë dhe kështu për momentin për ne kjo tratativë është e mbyllur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme’

Për En Nesyri bëri lëvizjen e tij edhe Everton e sidomos Sevilla me skuadrën andaluziane që në këtë moment duket rivalja më e fortë e Zonjës së Vjetër në garën për sulmuesin maroken. Ottolini  qëndroi në Stamboll përsa kohë që futbollisti ishte i hapur për këto tratativa.

Juventus e bëri propozimin e tij, baza për huazimin 5 milionë euro plus 20 milionë euro për blerjen si dhe 3 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve, por klubi torinez nuk ka ndërmend të shkojë edhe më tej nëse futbollisti nuk është plotësisht i bindur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB