Inter, Sommer nga pikë e fortë, në dështim, në vetëm pak muaj; motivet e një rënieje, por çfarë i kërkon Chivu?

25/01/2026 09:43

Kontrolli i topit pas kthimit të pashpjegueshëm prapa të Mkhitaryam ishte i butë, preciz, perfekt. Ndërsa prekja e mëpasme e topit, ajo me të cilën Sommer hapi portën zikaltër ndaj Moreos ishte një makth. Një pasim i pakuptueshëm në një zonë mes Zielinskit dhe Bastonit që në fakt përfundon të këmbët e sulmuesit të Pisa me Moreon që s’e mendoi dy herë dhe e shfrytëzoi në maksimum dhuratën duke i dhënë avantazhin 1-0 Pisas. Një gabim ky i rëndë për ish portierin e Bayernit të Mynihut

KËRKESAT E CHIVU-Pas përmbysjes së madhe të rezultatit nga Interi që fitoi 6-2, përgjegjësinë për gabimin e Sommer e mori Chivu. ‘Golin ia bëmë vetë vetes, por faji është i imi sepse jam unë ai që ia bëj disa kërkesa portierit; mund të kishte larguar topin, por unë preferoj që edhe ai të luajë me topin-ishte deklarata e Chivu. Pra, nuk krijohet çështje edhe pse Sommer gjithnjë ka qenë një portier që është mësuar të luajë me topin me këmbë. Ndoshts është e vërtetë që Chivu e përfshin pak më shumë në aspektin e zotërimit të topit në krahasim me të kaluarën ‘inzaghiane’, por rënia e rendimentit të zviceranit në harkun e pak muajve është e vështirë të shpjegohet

Vitin e kaluar, Sommer drejtoi Interin deri në finalen e Ligës së Kampioneve me pritje të jashtëzakonshme. Kush i harron sfidat në çerekfinale dhe gjysmëfinale kundër Bayernit dhe Barcelonës e sidomos fluturimin alla Julio Cesar ndaj gjuajtjes që dukej e papritshme të Yamal? Për fat të keq për Interin, aktualisht portieri duket sikur është dikush tjetër. Gjithnjë e më pak i sigurt në dalje, më pak reagues mes shtyllave dhe me pak eksploziv, i shpërqendruar me topin në këmbë. Mosha nuk ndihmon(së shpejti do të jetë 38 vjeç), por problemi duket se është më shumë psikologjik.

Sepse sezoni i zviceranit nisi keq dhe po vazhdon akoma më keq. Gabimi në golin e parë të Moreos është fatal, por edhe në golin e dytë të shënuar nga Pisa në goditje këndi, përgjigjja e portierit nuk ishte aspak perfekte. Dy pasaktësi që i shtohen një liste të gjatë gabimesh, sepse gafat e Sommer nisën në Torino, nga sfida e 13 shtatorit të kaluar ndaj Juventusit; si te goli i Yildiz ashtu tek gjuajtja e Adzic, sidomos kjo e fundit. Sigurisht ishte një gjuajtje e fortë, por jo e papritshme. Më pas gabimi në Verona  ndaj Giovane, jo perfekt në derbi ndaj Pulisic, jo i sigurt te 2-2 ndaj Napolit dhe nuk ishte kurrë i qetë në skemat e goditjeve të këndit të Arsenalit në Champions

E ARDHMJA-Kontrata që e lidh Sommer me Interin do të skadojë në 30 qershor dhe nuk do të rinovohet. Për zviceranin do të hapen dyert e një rikthimi në shtëpi, në Super League zvicerane(Bazel) ose do të ketë një skenar ekzotik. Ndërkaq te Interi prej kohësh kanë nisur kërkimet për një tjetër portier titullar dhe në krye të listës së përpiluar nga Marotta dhe Ausilio është ai i Vicario, i preferuar për cilësitë teknike, motivimet, moshën. Për t’u zgjidhur është cëshjta e vlerësimit që do të bëjë Tottenham për portierin e tij titullar edhe pse drejtuesit zikaltër shpresojnë të besojne të vullneti i ish portierit të Empolit; nëse Inter e telefonon, ai do të përgjigjet. Ka ndodhur në të kaluarën, por në atë kohë Marotta ishte i impenjuar me largimin e Onanës te Manchester United dhe Vicario preferoi të mos presë duke pranuar ofertën e Tottenham, ndërsa Interi më pas zgjodhi Sommer. Por portat mbeten rrotulluese dhe pas 3 vitesh mund të vijë veprimi invers me të njëjtët protagonistë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB