Serie A/ Lecce e Lazio ndahen në paqe, ‘Sofascore’ vlerëson Ramadanin me notën më të lartë për puljezët

24/01/2026 22:47

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Lecces dhe Lazios. Në stadium Via del Mare kjo përballje u mbyll me barazimin pa gola 0-0. Lazio vinte në këtë ndeshje mes tensioneve të ditëve të fundit, ndërsa Lecce vinte pas 3 humbjeve radhazi dhe me shpresën për të ndërprerë këtë seri negative.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk dhuroi shumë emocione dhe momenti më i mirë i saj u regjistrua në minutën e 39  nga Ylber Ramadani. Mesfushori i kombëtares shqiptare tentoi me një gjuajtje nga një distancë prej 25 m, por fati nuk ishte me të pasi topi i gjuajtur prej tij u përplas në transfertë. Kështu skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 0-0.

Në fillimin e pjesës së dytë, Lazio tentoi me Toma dhe Taylor por pa sukses, ndërsa në krahun tjetër Ramadani bëri një tjetër përpjekje me një gjuajtje nga jashtë zone, por edhe ky gaboi. Në fund rezultati mbeti 0-0 me të dyja skuadrat që morën nga 1 pikë secila, me Lazion që shkon në 29 pikë në vendin e 9, ndërsa Lecce arrin në 18 pikë dhe e sheh veten jashë zonës së ftohtë nga kategoria. Në përfundim të kësaj sfide portali i specializuar ‘Sofascore’ ka dhëne edhe notat për futbollistët e të dyja skuadrave me Ramadanin që kishte notën më të lartë te Lecce, 7.9, ndërsa për Lazion ishte Gila më i vlerësuari me notën 8.1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB