Inter, Perisic, gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer te Interi; mesazh i qartë ndaj PSV
Mëngjesin e kësaj të shtune u mësua lajmi tronditës për ndarjen nga jeta të vajzës së futbollistit të Tiranës Freddy Alvarez, një ngjarje tragjike që çoi FSHF të marrë vendimin për të shtyrë ndeshjen e Kategorisë Superiore mes klubit bardheblu dhe Flamurtarit.
Presidenti i FSHF, Armand Duka ka reaguar ndaj këtij lajmi të hidhur dhe nëpërmjet rrjeteve sociale dha një mesazh ngushëllimi.
‘Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit të KF Tirana, Freddy Alvarez më ka tronditur pa masë. Në këto momente të vështira, fjalët janë të pakta për të lehtësuar dhimbjen e një prindi dhe të një familjeje.
Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Freddy Alvarez-it, familjes së tij dhe klubit të Tiranës. Jemi pranë jush në këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe engjëlli i vogël-lexohet në mesazhin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit në rrjetet sociale
Top Channel