Italia, surpriza e Gattusos; takim me Verrattin në Katar. Mesfushori mund të kthehet në kombëtare për playoff-in
Pas muajsh të vështirë në Torino, Jonathan David po bëhet një futbollist gjithnjë e më i rëndësishëm për formacionin e Luciano Spallettit. I ardhur në verën e vitit të kalua me parametra zero nga Lille, sulmuesi i Juventusit u desh të përballet me shumë vështirësi në ambientimin e tij në futbollin italian.
‘Në Serie A ka shumë pak hapësira dhe thuajse të gjithë luajnë një kundër një; nuk isha mësuar me këtë-tregon David në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Repubblica’-Në Ligue 1 ndeshjet janë sulme dhe kundërsulme të vazhdueshëm, kurse këtu duhet të mbrohesh me 11 veta’
Në mbrëmjen e së dielës, bardhezinjtë do të presin Napolin e Antonio Contes, një sfidë të cilën kanadezi mund ta kishte luajtur me fanelën e kaltër.
‘Është e vërtetë, në verë isha në tratativë me Napolin, por zgjodha Juventusin-shtoi David-këtu ka një projekt interesant për të ardhmen. Është një zgjedhje që do ta bëja 1000 herë, nuk jam penduar. Nesër është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe për ata. Nuk e di deri ku do të mund të arrijmë, do ta kuptojmë kur të jemi 5 javë nga fundi i kampionatit, por këtu nuk kënaqemi me asgjë’.
Gjatë intervistës së tij, David përshkroi edhe muajt e tij të parë në Itali duke nënvizuar se është i vetëdijshëm për pritshmëriteë jo të realizuara. ‘Unë jam i duruar, por e di që një klub si Juventus nuk mund të jetë i tillë, sepse rezulatet nuk mund të presin-vijoi David-po përpiqem të përshpejtoj kohët, është e nevojshme që të punohet, punohet, punohet’
Ish sulmuesit të Lille i është dashur të bëjë llogaritë me kritikat e tifozëve të Juventusit. ‘Janë mësuar me kampionë të mëdhenj, është normale që nga pre presin gjithnjë maksimumin-vijoi David-unë nga ana ime përpiqem që të mos ndikohem nga fërshëllimat. Kemi folur sepse iu ka ndodhur edhe lojtarëve të tjerë përpara meje; kemi thënë se gjëja më e mirë është që të mos iu kushtojmë shumë rëndësi, por të mbetemi të përqendruar dhe të mbështesim njëri-tjetrin’
Këto ditë, Juventus po bën lëvizjet e tij në merkaton e transferimeve, teksa është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri. Me ardhjen e mundshme të En-Nesyri nga Fenerbahçe, David do të ketë një shok skuadre në sulm, por në verë ai pritet të përshëndesë 3; Vlahovic, Openda e Milik. Por kanadezi duket se nuk është i trembur nga konkurrenca.
‘Nuk erdha këtu për të qenë i paprekshëm-tha David-vazhdimësia ndihmon shumë, është e vërtetë, por vendin në skuadër duhet ta fitosh përmes paraqitjeve. Nuk e kam problem të luaj me një tjetër qendërsulmues, ashtu sic nuk e kam problem të luaj i vetëm në pozicionin tim. Gjëja që ka më shumë rëndësi është të njohim njëri-tjetrin; ky ështe procesi që duhet ende të kompletoj’
Top Channel