Italia, surpriza e Gattusos; takim me Verrattin në Katar. Mesfushori mund të kthehet në kombëtare për playoff-in
Ivan Perisic kërkon të kthehet te Interi dhe Interi kërkon të ketë sërish në radhët e tij futbollistin kroat, sepse ka nevojë për të, pavarësisht moshës së futbollistit që në 2 shkurt do të festojë 37 vjetorin e tij të lindjes. Kjo sepse është një futbollist gati sic u kërkua edhe nga Chivu në takimin e përjavshëm me drejtuesit e klubit zikaltër.
Por edhe PSV Eindhoven është i qartë në qëndrimin e tij: deri në përfundim të fazës së parë të Ligës së Kampioneve nuk bëhet fjalë që të lejohet largimi i kroatit nga skuadra. Me fjalë të tjera deri të mërkurën, pas ndeshjes vendimtare me Bayernin nuk do të ketë nisje të bisedimeve për Perisic. Por klubi holandez e di se me apo pa playoffin do të duhet të bëjë llogaritë me dëshirën e Perisic që është gati të bëjë gjithçka që të kthehet te Interi, diçka që mund të rezultojë vendimtare
Me Dumfries do të kthehet në Milano, javën e ardhshme për të nisur riatletizimin dhe synon kthimin në fushën e lojës në fund të shkurtit, nevoja për një futbollist krahu është e qartë. Luis Henrique edhe pse në ndeshjen me Pisa u zëvendësua e kaloi klasën nga Chivu, por ai ka karakteristika të tjera nga ai i profilit të lojtarit që kërkon Interi. klubi milanez nuk ka ndërmend të largojë brazilianit duke refuzuar ofertën zyrtare të Besiktas, por është në kërkimi të një mesfushori krahu me tipare sulmuese.
Perisic është në gjendje që të luajë si në krahun e majtë ashtu edhe në të djathtë, është mundësia që nuk duhet humbur për Interin, te i cili të gjitha pjesët e puzzle duhen vendosur në vendin e tyre dhe për këtë arsye duhet që edhe kroati të bëjë të tijën dhe nga çfarë mësohet, ai tashmë po e bën detyrën e tij.
Top Channel