Ajo me Juventusin nuk është një pragndeshje e lehtë për Napolin dhe këtë e pranon edhe Rosmus Hojlund në një intervistë për DAZN.

Vështirësia më e madhe është e lidhur me dëmtimet dhe mungesat e shumta që prej kohësh po shoqërojnë skuadrën e Antonio Contes

‘Trajneri ka të drejtë kur thotë se nuk është një situatë e mirë. Të gjithë futbollistët tani duhet të ngrenë stekën, përfshirë edhe mua-tha Hojlund-më është dashur të punoj më shumë se të tjerët, nuk kam qenë gjithnjë një talent shumë i pastër. Për këtë arsye nuk heq dorë kurrë; asnjëherë nuk je tepër i aftë për të rreshtur rritjen profesionale’

Napoli vjen në këtë ndeshje pas barazimit zhgënjyes në shtëpinë e Copenhagen

‘Jemi të zhgënjyer, por kemi akoma mundësi të kualifikohemi dhe do të tentojmë ta arrijmë-shtoi Hojlund-janari është një muaj impenjativ, kam luajtur shumë minuta dhe ishte e vështirë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht, por nuk mund të ankohem

Sulmuesi danez, sheh te sfida me Juventusitn një mundësi për të konfirmuar se Napoli e meriton që të synojë sa më lart.

‘Për të dyja skuadrat do të jetë një ndeshje speciale-tha Hojlund-duam të tregojmë se meritojmë të jemi në vendet e para të klasifikimit. Juventus po bën mirë me Spallettin, duam të shkojmë atje dhe të tregojmë vlerat tona. Në sfidën e fazës së parë ishte diçka speciale, gjithnjë është bukur të fitosh ndaj Juventusit’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB