‘Ndihem përsëri i gjallë’/Jamal Musiala rrëfen lehtësimin e tij pas kthimit në fushat e lojës
Çështja më e përfolur e javëve të fundit te Milani, rinovimi i kontratës me portietin Mike Maignan po shkon drejt mbylljes me sukses.
Sipas një raportimi të gazetarit të specializuar në çështjet e merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, klubi kuqezi dhe portieri francez kanë arritur një marrëveshje verbale për nënshkrimin e një kontrate deri në qershor të vitit 2031.
Është ky një lajm shumë i rëndësishëm për Milanin e sidomos tifozët e skuadrës, duke parë se Maignan i skadonte kontrata aktuale në qershor të këtij viti dhe rrezikonte që të largohej me parametra zero.
Pas një periudhe tensionesh mes Milanit dhe Maignan, gjërat në raportet mes palëve duket se janë qetësuar teksa kohët e fundit palët zhvilluan bisedime mes tyre. Në median italiane është folur shpesh për një ofertë të re të bërë nga Milani në drejtim të Maignan për një pagë 7 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset dhe mesa duket tani marrëveshja më në fund është arritur.
🚨🔴⚫️ AC Milan and Mike Maignan reach verbal agreement over new deal until June 2031!
Formal steps to follow but deal in place for French GK who was out of contract in June 2026.
Huge move for Milan with Maignan seen as key player. @MatteMoretto 🫱🏼🫲🏾
🎥 https://t.co/PSQua1OOUZ pic.twitter.com/IIr5jfKHkj
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 24, 2026
Top Channel