Burnley i Armando Brojës i shton presionin Thomas Frank pas barazimit 2-2 me Tottenham
Douvikas (dy gola), Baturina, Kühn, Caqueret dhe Da Cunha (penallti) vendosin ndeshjen, me Comon në vendin e pestë ndërsa presin ndeshjen e Juventusit.
Në javën e njëzet e dytë të Serie A, Como shkatërroi Torinon me rezultatin 6-0 dhe, përpara ndeshjes Juventus-Napoli, i kaloi Bardhezinjtë, duke u ngjitur në vendin e pestë në renditje.
Como ishte tashmë me dy gola epërsi pas vetëm një çerek ore lojë, me golat e shënuar në minutën e tetë, me Da Cunha që zhbllokoi takimin. Tetë minuta më vonë, gjuajtja me të djathtën e Baturinës nga skaji i zonës përfundoi në cepin e largët duke e bërë rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, Maripan ndërhyri me krahun e tij por pas një prekjeje në këmbë në zonën e penalltisë shkaktoi faull dhe Feliciani akordoi penalltinë. Nga pika e bardhë e mori përsipër sërish Da Cunha i cili e shndërroi në gol duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij. Pati gjithashtu kohë për 3 gola të tjerë deri në përfundimin e kohës së rregullt, në fillim Douvikas në minutën e 66-të çoi shifrat në 4-0 dhe më pas vjen kryevepra e Kuhn në minutën e 70-të për të regjistruar golin e pestë, ndërsa për të gjashtin mendon Caqueret në minutën e 76-të që vulosi këtë fitore tenistike me shifrat 6-0 duke turpëruar në këtë formë Torinon e cila prej disa javësh ndodhet në vështirësi.
Top Channel