Nga Spanja vazhdojnë të vijnë lajme të reja në lidhje me krizën e thellë që prej javësh po përjetojnë Alvaro Moratta dhe Alice Campello të cilët janë gjithnjë e më të distancuar mes tyre në rrjetet sociale edhe pse nuk e kanë konfirmuar ndarjen mes tyre. Pas zërave sipas të cilave futbollisti është transferuar në një shtëpi të re, tani është shfaqur hipoteza e nisjes te praktikave të divorcit.

Ai që e bëri të ditur lajmin ishte gazetari ekspert i kronikave rozë Pedro Jota Fernández, sipas të cilit, Alice dhe Alvaro kanë vendosur t’i japin fund përfundimisht martesës së tyre. ‘Po presin që ta komunikojnë në një moment që të dy të jenë të sigurt dhe kur gjithçka të jetë përfundimtare-zbuloi gazetari gjatë programit ‘En todas las salsas’.

Sipas ekspertit, tashmë gjithçka ka mbaruar; pas vendimit të Moratës për të lënë banesën e familjes për t’u transferuar vetëm pak metra larg, siç u zbulua në ditët e fundit nga revista spanjolle ‘Hola!’, duket se tani çifti ka vendosur t’i japë fund historisë së tyre të gjatë të historisë edhe zyrtarisht duke u divorcuar, edhe pse vetë protagonistët as konfirmojnë e as përgënjeshtrojnë gjë.

Por Alvaro Morata dhe Alice Campello vazhdojnë të injorojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale ku në të kaluarën janë shfaqur të bashkuar dhe të lumtur mes pushimeve, përditshmërisë, ditëlindjeve dhe përvjetoreve. Vetëm, pak ditë më parë, me rastin e 3 vjetorit të lindjes së vogëlushes Bella, vajza e katërt e çiftit, Alice dhe Alvaro festuan në rrjetet sociale secili prej tyre në llogarinë personale në Instagram, pa përmendur e pa dhënë ndonjë shenjë për krizën e thellë mes tyre.

Sipas Jota Fernandez, shkaku i ndarjes, nuk është tradhtia, por vetëm fakti që Alice dhe Alvaro janë të vetëdijshëm për përfundimin e kësaj dashurie. ‘Alvaro nuk është sjellë keq, por duket se i ka idetë më të qarta për faktin se ishte fundi i lidhjes së tyre-vijoi gazetari spanjoll, sipas të cilit, ishte Alice që këto javë e vuajti më shumë këtë vendim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB