Mbrëmjen e kësaj të premteje Interi do të luajë me Pisa për herë të fundit në San Siro përpara pauzës olimpike. Nga e shtuna, në Meazza do të nisin përgatitjet e nevojshme për takimin e madh të 6 shkurtit, që është dita e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano Cortina. Kështu që të dyja skuadrat milaneze do të detyrohen të bëjnë eksod që mund të zgjasë edhe një muaj

KALENDARI I INTERIT

Inter-Pisa (Serie A, 23 janar)

Borussia Dortmund-Inter (Champions League, 28 janar)

Cremonese-Inter (Serie A, 1 shkurt)

Inter-Torino (Coppa Italia, 4 shkurt, do të luhet në Monza)

Sassuolo-Inter (Serie A, 8 shkurt) 

KALENDARI I MILANIT

Roma-Milan (Serie A, 25 janar)

Bologna-Milan (Serie A, 3 shkurt) 

Milan-Como (Serie A, për t’u përcaktuar) 

Pisa-Milan (Serie A, 15 shkurt)

Për të mësuar datën e zhvillimit të ndeshjes me Comon, kuqezinjtë do të duhet të presin ende. Gjithçka do të varet nga Interi dhe pozicionimi i tij në Fazën e Ligës në Champions League; nëse zikaltrit do të kualifikohen në playoff si kokë serie, Milan-Como do të luhet në mesin e javës 16-21 shkurt. Në rast të kundërt, kjo sfidë do të shtyhet në mesin e javës 23-28 shkurt. Kujtojmë se skuadrat koka serie në playoff do të luajnë ndeshjet e tyre të kthimit në shtëpi.

Duke bërë një përmbledhje mund të thuhet se skuadra e parë milaneze që do të kthehet në San Siro do të jetë Interi në fundjavën e Shën Valentinit me zikaltrit që do të presin Juventusin. Ndeshja e dytë pas stopit olimpik do të luhet pak ditë pas derbit të Italisë, por për të mësuar me saktësi se kur, do të duhet të pritet. Impenjimi i parë i sigurt i Milanit në San Siro do të jetë ndeshja me Parmën në fundjavën e 22 shkurtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB