Drejt Juventus-Napoli/ Spalletti kundër Conte, kryeson tekniku i ‘të kaltërve’ 1-0
Napoli rigjen më në fund Romelu Lukakun. Pasi qëndroi në stol në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Copenhagen, sulmuesi belg u pa sërish në fushën e lojës në një miqësore me Savoian, skuadër e Serie D, një sfidë që u zhvillua ditën e enjte. Të mërkurën në fakt Antonio Conte iu dha të tijëve një ditë pushim, ndërsa këtë të enjte ata u kthyen në fushë për të përgatitur ndeshjen e së dielës me Napolin bashkë me Lukakun
Sulmuesi belg u kthye të luajë pas një periudhe të gjatë me objektivin që të testonte gjendjen e tij fizike përpara se të kthehet përfundimisht në fushën e lojës. Ishte e nevojshme të kuptohej sesi lëvizte në fushën e lojës nën markimin e kundërshtarit dhe miqësorja me Savoian ishte e rëndësishme edhe për këtë. Ajo që e fitoi këtë miqësore ishte pikërisht skuadra e Contes me rezultatin 3-0 falë golave të vetë Lukaku, Mazzocchi dhe të riut Anic
Por Conte merr edhe një lajm tjetër të mirë. Në ndeshjen ndaj Juventusit, trajneri i Napolit do të ketë në dispozicion si Alex Meret ashtu dhe Zambo Anguissa; të dy rikthehen pas një dëmtimi të gjatë dhe pritet të jenë të paktën në pankinë. Është ky një lajm i rëndësishëm duke qenë se të mërkurën e ardhshme, Napoli do të luajë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Chelsea në Ligën e Kampioneve me kampionët e Italisë që kanë vetëm një rezultat në dispozicion, fitoren.
Top Channel