Aventurës së Julian Alvarez te Atletico Madrid duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që publikon portali ‘TeamTalk’ sipas të cilit sulmuesi argjentias është i pakënaqur te skuadra e Los Colchoneros dhe dëshiron largimin nga kryeqyteti spanjoll.

Destinacioni i preferuar i Alvarez është Barcelona, por për shkak të problemeve financiare të kësaj të fundit, ndërmjetësit e futbollistit janë detyruar të shohin për të tjera opsione dhe në këtë pikë, kanë filluar të dëgjohen sërish sirenat e Premier League angleze. Gjithnjë sipas ‘TeamTalk’ janë kryer kontaktet e para eksploruese me Arsenal dhe Chelsea, ndërkohë që edhe Paris Saint Germain duket se po monitoron situatën e futbollistit.

Por futbollisti ka vendosur një kusht të qartë; do të pranonte një kthim në Anglo vetëm për t’u transferuar në Londër. Gjithsesi operacioni për argjentinasin mbetet kompleks dhe i kushtueshëm duke qenë se Alvarez ka me Atletico Madrid një kontratë që skadon në qershor të 2030.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB