Ndryshimi radikal i projektit të PSG; kujt nuk i pëlqen…i tregohet dera
Trajneri Mikel Arteta ka pranuar se Arsenali është ende “larg perfektes”, pavarësisht epërsisë që skuadra e tij ka krijuar si Premier League ashtu edhe në Champions Lague.
“Topçinjtë” e nisin fundjavën me një avantazh prej shtatë pikësh në krye të Premier League, megjithëse kjo diferencë mund të ulet në katër pikë të dielën kur do të përballen me Manchester United. Paralelisht, Arsenali kryeson edhe në Champions, me tre pikë më shumë se ndjekësit, ndërsa fitorja e mesjavës ndaj Interit i ka siguruar matematikisht vendin në dyshen e parë të renditjes mes 36 skuadrave.
Pep Guardiola e ka cilësuar Arsenalin si skuadrën perfekte në Angli, ndërsa sipas modelit parashikues të Opta-s, londinezët kanë 93.1 për qind shanse për të fituar titullin e Premier League në këtë sezon. Por pas kësaj deklarate të Guardiolës, Arteta përgjigjet duke theksuar se për të qenë perfekt duhen shumë gjëra që ata ende nuk i kanë.
“Nuk e di, mendoj se jemi një skuadër që dëshiron vazhdimisht të përmirësohet. Po bëjmë shumë gjëra siç duhet, por jemi larg perfektes. Qëllimi ynë i vetëm është të ruajmë nivelin që kemi arritur dhe të përpiqemi të përmirësohemi sërish. Nëse duam të kemi shanse për të fituar trofe të mëdhenj, duhet të dominojmë të gjitha fazat e lojës”. Përballja e së dielës ndaj Manchester Unitedit e sheh Artetën kundër një kundërshtari ndaj të cilit ka fituar tetë nga 12 duelet e tij në kampionatin anglez. Megjithatë, ekziston edhe një precedent që i kujton Arsenalit se asgjë nuk është e sigurt.
Fitorja e parë dhe e vetme e Michael Carrick si trajner i përkohshëm i Manchester Unitedit në Premier League erdhi pikërisht kundër Arsenalit të Artetës, me një sukses 3-2 në “Old Trafford” në dhjetor të vitit 2021, përpara kësaj me Cityn në këtë “tentativë“ të tij të dytë për të drejtuar “Djajt”.
Top Channel