Yildiz dhe driblimi ndaj pyetjes për të ardhmen: Nuk flas për kontratën time, këtu është shtëpia ime

22/01/2026 13:38

E ardhmja e Kenan Yildiz është një çështje shumë e rëndësishme për Juventusim. Fantazisti 21 vjeçar ka me bardhezinjtë një kontratë që skadon në vitin 2029, por sirenat nga jashtë që kanë filluar të bien ditët e fundit detyrojnë bardhezinjtë të bëjnë vlerësime për rinovimin dhe pagën e futbollistit.

Por për momentin, Yildiz është i fokusuar vetëm te ndeshjet e ardhshme. ‘Kontrata? Nuk flas për të. Jam i përqendruar vetëm në fushën e lojës dhe në atë çfarë duhet të bëj këtu-është shprehur Yildiz-ndihem mirë te Juventus dhe kjo është ajo që ka rëndësi tani. Këtu është shtëpia ime’.

Kenan Yildiz foli për TRT Spor pas suksesit të rëndësishëm te Zonjës së Vjetër ndaj Benfica në Ligën e Kampioneve. ‘Champions League është gjithnjë speciale, por duhet ta përgatisim si të gjitha ndeshjet, si në Serie A. Duhet të japim 100%-shtoi Yildiz-stërvitemi dhe punojmë shumë mirë dhe sa herë zbresim në fushën e lojës duhet të bëjmë gjithçka në mënyrën e duhur sepse në Ligën e Kampioneve duam t’i shkojmë deri në fund’

Talenti bardhezi më pas komentoi edhe elozhet e fundit të trajnerit Luciano Spalletti. ‘Ka thënë se më do si djalin e tij-tha Kenan Yildiz-te Juventus ndihem shumë mirë, kjo është skuadra ime. Me trajnerin kam një raport special, është një njeri fantastik, bën shumë për mua dhe përpiqem të jap maksimumin për të dhe skuadrën’

Përsa i përket krahasimit me Lamine Yamal, Yildiz preferon të tregohet i kujdesshëm. ‘Është një futbollist i shkëlqyer, një prej lojtarët më të mirë në botë. Mua nuk më pëlqejnë krahasimet; mendoj vetëm të bëj punën time, të përmirësohem ditë pas dite dhe të jap maksimumin për Juventusin, për klubin, skuadrën dhe tifozët-tha Kenan Yildiz

Top Channel

DIGITALB DIGITALB