Udhëtimi i Drejtorit të ri Sportiv të Juventusit, Marco Ottolini rezultoi i suksesshëm. Zonja e Vjetër në fakt arriti marrëveshjen me Fenerbahçen për transferimin e Youssef En-Nesyri në Torino.

Akordi me klubin turk parashikon kalimin e sulmuesit maroken te Juventus në formën e huazimit me 5 milionë euro me të drejtë blerjeje për vlerën e 19 milionë euro plus 3 milionë të tjerë si bonuse. Tani klubi torinez pret ‘po’ e futbollistit të cilit i është ofruar një kontratë me pagë prej 5 milionë euro në sezon

Juventus e përqendroi vëmendjen te 29 vjeçari për shkak të vështirësive që hasi në tratativat për Mateta. Edhe pse francezi kishte shfaqur dëshirën për t’u larguar nga Crystal Palace, klubi londinez nuk dëshiron të privohet nga një element si ai në mesin e sezonit, gjithnjë nëse për të nuk vjen ndonjë ofertë e pranueshme dhe ajo e Juventusit nuk ishte e tillë.

Ndërkaq Juventus është aktiv edhe përsa iu përket rinovimeve ku kthehet çështja e zgjatjes së kontratës me Mckennie që skadon në qershorin e këtij viti. Drejtuesit bardhezinj kanë bërë hapa para për të mbajtur mesfushorin amerikan; për momentin ka ende diferencë mes ofertës dhe kërkesës, por kjo çështje ështe ende e hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB