Të paktën 50 të vdekur nga zjarri në një qendër tregtare në Karaçi të Pakistanit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt, pas një takimi që e ka cilësuar si “shumë produktiv” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Donald Trump njoftoi se po tërheq tarifat që kishte njoftuar se do t’u vendoste 8 vendeve evropiane që do t’i ofronin ndihmë ushtarake Groenlandës.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se palët kanë formuar “kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën”. Sipas tij, kjo marrëveshje, nëse finalizohet, do të jetë “një zgjidhje e shkëlqyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet e NATO-s”.
“Bazuar në këtë mirëkuptim, unë nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt”, shkruan Trump, duke shtuar se po zhvillohen diskutime të mëtejshme lidhur me të ashtuquajturën “Kupola e Artë” në raport me Groenlandën.
Trump njoftoi gjithashtu se negociatat do të udhëhiqen nga Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i Dërguari Special Steve Witkoff dhe zyrtarë të tjerë, të cilët do t’i raportojnë drejtpërdrejt atij.
“Informacion i mëtejshëm do të vihet në dispozicion ndërsa diskutimet përparojnë”, përfundon ai mesazhin e tij.
Top Channel