“Ku ka si Tirona”, shfaqja e Ansamblit sjell tingujt, folklorin dhe traditat e kryeqytetit

21/01/2026 18:56

Tingujt, traditat dhe ngjyrat e folklorit të Tiranës mbushën sallën e Teatrit Operas dhe Baletit në shfaqjen e parë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve për këtë sezon artistik.

Publiku shoqëroi përgjatë gjithë mbrëmjes artistët që sollën në teatër një festë kushtuar Tiranës, qytetit të bujarisë, traditës dhe mikpritjes.

Armaldo Kllogjeri, Greta Zani dhe Irma Libohova iu bashkuan Ansamblit, duke interpretuar disa këngë, krijuar nga kompozitorët më të njohur që kryeqytetin e kanë pasur burim frymëzimi.

Energjinë e mrekullueshme që më dha koncerti, do e mbaj mend, sikur të bëhet sërish… e dija që energjia do ishte e tillë, sikurse janë edhe këngët dhe vallet e Tiranës“, tha këngëtarja Irma Libohova.

Pas koncertit “Ku ka si Tirona”, Ansambli do të vijojë punën për të sjellë këngët dhe valet tradicionale nga trevat shqiptare.

“Do të vazhdojmë me shfaqje të tjera nga cikli Thesaret e Shpirtit, përfshirë shfaqjen ‘Karafilat që ka Shkodra’, të Gjirokastrës, të Vlorës dhe deri në Gjakovën e bukur. Të tilla shfaqje do të vijnë edhe në skena të hapura, në kalendarin e sezonit turistik, ku Ansambli do të jetë në sheshet kryesore të Shqipërisë”, u shpreh Sokol Marsi, drejtori artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB