Foto/ Paris Hilton ‘një princeshë’ nga koka te këmbët në tapetin e kuq, fëmijët nuk mbeten pas

21/01/2026 20:41

Paris Hilton shndriti sërish në tapetin e kuq, duke përcjellë dashurinë e saj për ngjyrën rozë edhe tek familja.

Mbrëmë, në premierën botërore të dokumentarit të saj të ri, “Infinite Icon: A Visual Memoir”, Hilton u shfaq e shoqëruar nga bashkëshorti Carter Reum dhe dy fëmijët e tyre, Phoenix dhe London, të cilët “vodhën” një pjesë të vëmendjes me xhaketat varsity rozë me emrat e tyre.

Ylli amerikan zgjodhi për eventin një fustan elegant rozë nga Tony Ward Couture, me dekolte të thellë, bust transparent dhe detaje argjendi që shkëlqenin nën dritat e Los Angeles-it.

Fustani me çarje anësore zbulohej tek këpucët e saj argjendi të zbukuruara me gurë, ndërsa mëngët e gjatë dhe dorezat e qëndisura i jepnin pamjes një ndjesi luksi të rafinuar.

Fëmijët, Phoenix trevjeçar dhe London dyvjeçare, u dukën po aq të kuruar: Phoenix me pantallona cargo të zeza, atlete me gurë argjendi dhe syze dielli, ndërsa London me tutu rozë, fjongo dhe çantë në formë zemre, duke kompletuar dukjen “rozë” të familjes.

Carter Reum gjithashtu u përputh me temën e mbrëmjes, duke veshur bluzë rozë nga koleksioni i filmit të Paris Hilton, xhaketë bomber të zezë dhe atlete Dior me dy ngjyra.

Një paraqitje e kuruar deri në detaje, që tregoi jo vetëm stilin unik dhe të dallueshëm të Paris Hilton, por edhe dashurinë e saj për ngjyrën rozë që tani duket se është e përbashkët për të gjithë familjen./TAR

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB