Një kor tepër entuziast për skuadrën e zemrës në fluturimin drejt Cagliarit solli denoncimin e menjëhershëm ndaj tij.

Kjo është ajo që i ka ndodhur një tifozi të Juventusi në ditët e kaluara teksa po shkontë në Sardegna për ndeshjen mes Cagliarit dhe Juventusit

Euforia përpara ndeshjes bëri që një grup tifozësh bardhezinj të këndonin kore për skuadrën e Luciano Spallettit në fluturimin e linjës Aeroitalia Roma-Cagliari. Në këtë pikë, një burrë 40 vjeçar nga Frosinone, e teproi me përplasjen e duarve në mënyrë ritmike dhe të përsëritur me pjesën ku mbahen bagazhet mbi sediljet duke bërë që të dalin maskat e emergjencës dhe si pasojë pati edhe shpërndarke oksigjeni duke bërë që të vihet në punë protokolli i sigurisë në fluturim

Personeli i bordit e riktheu menjëherë qetësinë dhe e sinjalizoi ngjarjen te autoritetet. Me të zbritur në aeroportin e Cagliarit, ata që pritën tifozin ishin agjentët e Polaria që pas sinjalizimit të personelit e denoncuan për dëme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB