Serie A/Como, çfarë leksioni jep në Olimpico, ‘fundos’ Lazion me Baturinën dhe Nico Paz
Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e javës së 20 të Kategorisë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini iu imponua në Tiranë Dinamos duke e mundur me rezultatin 2-0 duke u rikthyer në garën për titull.
Ishte një sfidë jo shumë e zakontë ajo që u zhvilluar në ‘Air Albania Stadium’ që pati një pushim mes pjesëve më të gjatë se zakonisht për shkak të një problemi energjetik. Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me avantazhin 1-0 për Vllazninë kishte shënuar me të zakonshmin Bekim Balaj që në minutën e 32 ekzekutoi saktë një 11 metërsh.
Vllaznia zhvilloi një lojë më të mirë në krahasim me Dinamon dhe në pjesën e dytë arriti të dyfishojë shifrat me Sherif Kallakun, kur kishin mbetur 5 minuta nga përfundimi i ndeshjes. Në fund të 90 minutëshit rezultati mbeti 2-0 për Vllazninë që parakalon Elbasanin në klasifikim dhe ngjitet në vendin e dytë me 36 pikë, vetëm 2 më pak se Egnatia kryesuese, ndërsa Dinamo mbetet me 33 pikë në vendin e katërt
DINAMO-VLLAZNIA 0-2
Balaj 32’ (P), Kallaku 85’
Top Channel