Italia/ Ruggeri e Zaniolo u lanë jashtë kombëtares, marrin revanshin ndaj Barcelonës e Milanit
Këtë të martë Napoli do të luajë ndaj Copengahen në Ligën e kampioneve me objektivin e vetëm; fitoren. Në prag të kësaj ndeshjeje trajneri Antonio Conte tregohet i drejtpërdrejtë dhe e thotë qartë atë që duhet të bëjë skuadra e tij
‘Duhet të realizojmë arritjen e madhe të gjithë së bashku, çfarëdolloj rezultati tjetër që nuk është fitorja, nuk mund të jetë pozitive për ne-tha Conte. Dhe duke parë klasifikimin, mund të thuhet që trajneri i Napolit ka plotësisht të drejtë; që Napoli të ecë para dhe të kualifikohet në playoff i duhen 3 pikët. Por për ta arritur këtë i duhet të shkojë përtej emergjencës së dëmtimeve
‘Për fat të keq ka sezone që lindin keq, është e qartë që në këtë moment jemi në vështirësi-pranoi Conte që nuk deshi të flasë për merkaton e transferimeve-duhet të mendojmë për të bërë mirë nesër, vetëm për këtë, asgjë më shumë. është e kotë që të shohësh per të nesërmen nëse nuk mendon për të tashmen. Do të kërkojmë zgjidhjen e duhur për të përballuar mungesat për shkak dëmtimi. Futbollistët që kam në dispozicion për mua janë gjithnjë e më të rëndësishëm. Kur të mungojnë shumë lojtarë dhe luajnë gjithnjë të njëjtët futbollistë, është normale që të ketë mbingarkesa për ta. Ca vite janë kështu, ndoshta ka negativitet që vjen nga anë të tjera dhe e pranojmë’.
Conte nuk ngurroi të vërë në dukje edhe kalendarin e ngjeshur duke kërkuar të bëhet diçka në këtë pikë.ù
‘Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin për të gjetur zgjidhje, nuk ka magjistarë, por duhet të bëjmë vetëm punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme-tha Conte-vijmë nga një tur force i rëndësishëm, luajmë çdo 3 ditë. Kjo më duket se është ndeshja e katërt në 9 ditë. Kjo është diçka absurde, edhe ata që përpilojnë kalendarin të shohin pak në ndërgjegjen e tyre dhe të kuptojnë se i vendosin futbollistët në stres fizik dhe psikologjik të madh. kështu që do përqendrohemi tek vetja jone duke kërkuar të bëjmë më të mirën tonë. E dimë që do të përballemi me një skuadër shumë të mirë, të përgatitur fizikisht dhe taktikisht, do të jetë një stadium i nxehtë. Tifozët tanë do të vijnë dhe ne jemi të kënaqur, do të na ndihmojnë shumë për të bërë diçka special’
Top Channel