Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti
Martina Colombari shpesh ka folur për krizën e kaluar në martesën e saj me legjendën e Milanit dhe përfaqësueses italiane Alessandro Costacurta, një periudhë e vështirë, përpara se cifit të shkonte drejt altarit 22 vjet më parë që i bëri ata të frekuentojnë persona të tjerë, përpara se të ndërtonin të ardhmen së bashku.
E ftuar në programin e Canale 5 ‘Verissimo’, ish Miss Italia u kthye të flasë për periudhën e ndarjes me Costacurtën dhe sesi ka ndryshuar raporti mes tyre në vitet e fundit
Martina Colombari dhe dashuria për Costacurta-aktualisht Billy dhe Martina janë më të qetë dhe më të lumtur se kurrë, konfirmon moderatorja dhe aktorja e njohur italiane. ‘Përpara pak ditësh ishim në mal dhe më tha ‘Marti, po bëjmë 30 vjet së bashku’ dhe unë iu përgjigja ‘Po zemër, e di’. Të dy reflektonim për faktin që këto vite na dukeshin se ishin shumë më pak. Jemi shumë të ndryshëm por nëse jemi bashkë për 30 vjet është sepse ka dashuri-tha Martina Colombari që më pas foli për krizën në raportin e tyre
‘I famshmi viti i 7 ka ekzistuar-shtoi Martina Colomabri-u larguam nga njëri-tjetri për 1 vit, kriza kemi pasut, jeta në çift ndërtohet dhe kultivohet, është shumë e lehtë të heqësh dorë’
Moderatorja dhe aktorja më pas foli për eksperiencën e vështirë të përjetuar nga çifti për shkak të problemeve të djalit të tyre dhe sesi kjo eksperiencë i bashkoi ata.
‘Vështirësitë e djalit tonë na bashkuan-vijon rrëfimin Martina Colombari-sepse ishim mbështetja e njëri-tjetrit. Achille ishte një ‘ngjitës’. Unë dhe Billy ndoqëm një kurs për prindër me fëmijët me ADHD, tani kemi një libër instruksionesh. Duhet kuptuar se duhet vepruar për mënyrën si e mendojnë ata, po për atë që mendon ti se është e drejtë, duhet të pranosh që ka gjëra që ata nuk mund t’i bëjnë’
Martina Colombari dhe sulmet në rrjetet sociale-Në vitet e fundit, për shkak edhe të nevojës së Achille për të folur për situatën dhe raportin me prindërit e tij, Colombari tregoi publikisht vështirësitë e përballuara dhe të kaluara duke u ekspozuar shpesh ndaj gjykimit të publikut.
‘Jam sulmuar nga shumë, nga të gjithë. Vinin në diskutim aftësitë e mia si nënë dhe për të edukuar djalin tim, kritikohej fakti se unë vazhdoja të punoja-kujton Martina Colombari që në fund arriti të bëjë paqe me veten-nuk kam ndjenjë faji, kam punuar’
Top Channel