Ka shënuar 26 gola në të gjitha kompeticionet dhe sapo është mbyllur gjysma e sezonit. është një ‘monstër’ përpara portave kundërshtare, por skuadra e tij po varet gjithnjë e më shumë nga Erling Haaland dhe kjo vihet shumë re sidomos kur norvegjezi nuk luan aspak mirë.

Për fatin e keq të Manchester City, Haaland në këtë fillim të vitit 2026 është zhdukur dhe kjo përkon edhe me rezultatet jo të mira edhe të Citizens që ka regjistruar, dy barazime dhe 1 humbje në kampionat.

 Dy triumfe në 5 ndeshje, dhe të dyja kanë ardhur në ndeshjet e kupave, një nga të cilat ishte një fitore ndaj një skuadre të Divizionit të Tretë. Skuadra e Citizenas po lënë pikë në fushën e lojës dhe po i largohen kreut te Premier League, rriten dyshimet. Sigurisht, Manchester City ka pasur mungesa të rëndësishme në mbrojtje, por sulmi nuk po e kompeson këtë. Rritet varësia nga Haaland, por norvegjezi nuk është gjëkundi.

‘Është çështje energjie-shpjegoi Guardiola pas humbjes në derbi-por këtë energji duhet ta kenë edhe shokët e tij të skuadrës. Na pëlqen çfarë po bën këtë sezon, por është e nevojshme që të jemi më konstantë dita ditës’.

Në Old Trafford, Erling Haaland bëri vetëm dy gjuajtje në drejtim të portës dhe në të dyja rastet u bllokuan përpara se topo të shkonte në drejtim të Lammens që kaloi një pasdite të qetë. Haaland pati topin në këmbët e tij në 12 raste të tjera  por asnjë prej ndëryrjeve të tij nuk pati asnjë vlerë. Martinez, që ka një fizik më të vogël se Haaland e fitoi duelin me sulmuesin e Manchester City në shumë raste. Me rezultatin 2-0 për Manchester United, Guardiolës i duhej një skuadër shumë sulmuese në 10 minutat e fundit nëse dëshironte që skuadra e tij të rihynte në lojë, por vendimi i tij ishte të ulte në stol Haaland

Norvegjezi ishte një fantazmë në fushë edhe kur skuadra e tij iu imponua Neëcastle dhe luajti 45 minuta ndaj Exeter City kur shokët e tij shënuan 10 gola dhe ai asnjë. Edhe në ndeshjen me Chelsea dhe Sunderland, Haaland nuk shkëlqeu; 7 gjuajtje në 6 ndeshje, 1 gol asnjë asist. A ka nevojë për pushim? A do i lejohet kjo kur Marmoush të kthehet nga Kupa e Afrikës? Guardiola iu desh t’iu përgjigjej këtyre pyetjeve në konferencën për shtyp pas sfidës me Manchester United.

‘Kemi nevojë për Haaland-ishte përgjigjja e Guardiolës-Është shumë i rëndësishëm për ne. Mund të shoh sesi ndihen futbollistët, por është e nevojshme të shohim si rikuperohen dhe të vazhdojmë të këmbëngulim’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB