Liverpool ka regjistruar 4 barazime radhazi në Premier League dhe kur kanë mbetur edhe 16 javë nga fundi i kampionatit skuadra e The Reds duket se tashmë ka dalë edhe nga gara për titullin kampion duke qenë se është 14 pikë pas Arsenalit. Por përtej rezultateve që vazhdojnë të jenë negative, gjëja më e keqe janë ndjesitë që transmeton skuadra.

Liverpooli është është larg asaj skuadre që merrte para të gjithë kundërshtarët dhe polemikat me Salah përpara një muaji nuk ndihmuan për asgjë, përkundrazi është krejt e kundërta.

Por pavarësisht kësaj dhe përtej zërave për një largim të Arne Slot, e përditshmja ‘The Athletic’ bën të ditur se trajneri holandez gëzon mbështetjen e FSG që nuk ka ndërmend të bëjë si Manchester United dhe Chelsea dhe të ndryshojë trajner në mes të sezonit. Gjithsesi pranohet se ai duhet të bëjë  ndryshime në skuadër nëse nuk dëshiron të rrezikojë vendin e saj. Një prej motiveve që shtyjnë Liverpool të mbajë ish trajnerin e Feyenoordit është  edhe mungesa e një alternative të vlefshme për pankinën dhe që jep garanci.

Por kjo situatë ka ndryshuar me largimin e Xabi Alonsos nga Reali i Madridit. Trajneri spanjoll është zgjedhja kryesore e Liverpool për ta sjellë atë në Anfield nëse situata do të përkeqësohet. Në rast të kundërt, trajneri aktual do të vazhdojë punën deri në fund të sezonit dhe nëse bilanci do të jetë negativ, drejtuesit e The Reds do të nisin ofensivën për Xabi Alonson. Duke nisur që nga fillimi një projekt ku spanjolli mund të krijojë një skuadër sipas ideve të tij e për më tepër të rrisë nivelin e futbollistëve ku u shpresua shumë si Florian ëirtz dhe Frimpong.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB