Vijojnë të vijnë lajme të këqija te Napoli përsa i përket bilancit të dëmtimeve. Emergjenca është në nivelet më të larta dhe pas ndeshjes me Sassuolon, gjendja është përkeqësuar teksa infermierisë napoletane i janë bashkuar edhe 2 futbollistë të tjerë njëri prej të cilëve është mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim muskular në sfidën e së shtunës dhe nuk do të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Copenhagen. Kjo është ajo që thekson e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ sipas së cilës, te Napoli ka pesimizëm edhe për ndeshjen e 25 janarit me Juventusin

Amir Rrahmani e la fushën e lojës në minutën e 66 për një problem në kofshën e djathtë dhe në momentin që e la fushën e lojës ai u pa duke prekur pjesën e pasme të kofshës.

Gjithsesi Rrahmani ditën e hënë do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve, të cilat do të bëjnë më të qartë shkallën e dëmtimit të tij, por ndjesia është se rezultati do të jetë negativ dhe mbrojtësi do të mungojë si në ndeshjen e 20 janarit në Ligën e Kampioneve ashtu edhe atë të kampionatit ndaj Juventusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB