Veshja mirditore, Age Vokrri trashëgon me dinjitet traditën e lashtë të zonës

17/01/2026 13:43

Një nga pasuritë më të mëdha për Mirditën, është veshja mirditore e vjetër.

Këto janë disa nga veshjet tradicionale Mirditore që janë ruajtur me dashuri dhe fanatizëm prej më shumë se 100 vitesh nga Age Vokrri të cilat i ka të trashëguara nga gratë mirditore që para shumë vitesh kanë dalë nuse me këto veshje nga shtëpitë e tyre.

Prej 20 vitesh tashme Vokrri trashëgon një kulturë jo vetëm kombëtare por dhe familjare duke qepur rrobat e Mirditës.

Gruaja mirditore tregon historinë e disa prej veshjeve të Mirditës dhe çfarë ata përfaqësojnë.

Veshja mirditore mbetet një dëshmi e gjallë e historisë, identitetit dhe krenarisë së kësaj treve.

E ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi, ajo vazhdon të tregojë historinë e grave mirditore, duke mbajtur gjallë traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB