Trajneri i Juventusit e ka me Zhegrovën dhe Conceiçaon: Erdhën si sulmues jo si mesfushorë…
Momenti shumë pozitiv i Juventusit të Luciano Spallettit në Serie A ndërpritet nqë Sardenjë. Bardhezinjtë bien në Unipol Domus kundër Cagliarit me skuadrën sarde që fitoi këtë përballje me rezultatin 1-0 me Juventusin që tani e sheh veten 10 pikë prapa Interit.
Episodi i parë i rëndësishëm i kësaj ndeshjeje u regjistrua në minutën e 15 kur arbitri Massa akordoi një 11 metërsh në favor të Juventusit pas një kontakti mes Mazzitelli dhe Miretti; por pas verifikimit në monitorin e sistemit VAR arbitri e ktheu vendimin e tij duke akorduar një faull në sulm të Mirettit. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, Cambiaso vuri në punë Caprilen në minutën e 56 me gjuajtjen e tij me portierin e Cagliarit që bëri pritjen e parë të vërtetë
Juventus e rriti presionin dhe e mbylli Cagliari në gjysmëfushën e tij duke mos i lënë thuajse asnjë mundësi sardëeve që të niseshin në kundërsulm. Në këtë pikë skuadra e Pisacane përdor goditjet standarde. Në minutën e 65; Gaetano ekzekuton një goditje dënimi duke gjetur gjuajtjen fluturimthi të Mazzitelli që i dha avantazhin Cagliarit. Spalletti përdori kartat Zhegrova dhe Openda, por ishte Yildiz ai që detyroi Caprilen të bëjë një pritje vendimtare. Futbollisti turk u ndez dhe në minutën e 84 goditi edhe shtyllën falë edhe një devijimi të kundërshtarëve, ndërsa Koopeiners vuri sërish në provë Caprilen që realizoi pritjen e fundit të mbrëmjes.
Kështu ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 për Cagliarin që ngjitet në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Juventus pas 5 fitoreve në 6 ndeshjet e fundit, pësojnë një disfatë që i lë në 39 pikë.
Top Channel