Milan, Allegri iu përgjigjet kritikave: Ne me fat? Kjo është mungesë respekti
Shpërthejnë polemikat në Kupën e Afrikës, një ditë përpara finales së kompeticionit mes Marokut dhe Senegalit. Federata Senegaleze e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë një denoncim kundër Marokut, vendit organizator të Kupës së Afrikës
‘FSF informon publikun kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe komitetet organizativ, për problemet e vazhdueshme në përgatitjet e finales së Kupës së Afrikës-theksohet në komunikatën e Federatës Senegaleze të Futbollit që e ka shpjeguar këtë në 4 pikë. Pika e parë ka të bëjë me masat e sigurisë dhe mirëpritjen
‘FSF denoncon mungesen e masave të përshtatshme të sigurisë në momentin që mbërritëm në stacionin hekurudhor të Rabatit-theksohet në komunikatë-kjo mungesë sigurie i ekspozoi futbollistët dhe stafin teknik kundrejt tifozsëve vendas, diçka që është larg standardeve të një kompeticioni të këtij niveli dhe të një finaleje kontinentale’
Pika e dytë ka të bëjë me akomodimin. ‘Përsa i përket logjistikës së akomodimit, FSF informon se ka bërë një notë proteste zyrtare. Falë kësaj ndërmarrjeje skuadra jonë u akomodua më në fund në një hotel me 5 yje duke iu garantuar kushtet për finalen-vijon komunikata
Po kështu pati ankesa edhe për fushën stërvitore. ‘FSF i bëri të ditur CAN refuzimin e saj për t’u stërvitur në kompleksin Mohamed VI. Ky vendim kishte të bënte me faktin që këto struktura janë baza e skuadrës kundërshtare duke ngritur dyshime për barazinë sportive. Për më tepër, FSF specifikon se ende nuk ka marrë një njoftim për vendin e stërvitjes së skuadrës përpara finales’-vijon Federata Senegaleze e Futbollit
Dhe në fund, qeveria e futbollit senegalez u përqendrua te shitja e biletave dhe hyrja në stadium. ‘Situata është shqetësuese. FSF dëshiron të bëjë të qartë se paketa zyrtare është për vetëm 2 bileta VIP dhe ankohet për pamundësinë e blejrjes së biletave VIP dhe VVIP siç ndodhi gjatë gjysmëfinaleve. Gjithsesi, Federata mundi të sigurojë biletat për tifozët e saj deri në limitet maksimale të autorizuara zyrtarisht nga Konfederata Afrikane e Futbollit, dmth; 300 bileta në kategorine 1, 850 në kategorinë 2 dhe 1700 në kategorinë 3. FSF beson se ky numër biletash është i pamjaftueshëm në raport me kërkesat dhe denoncon se kufizimet e vendosura penalizojnë publikun senegalez-përfundon komunikata e Federatës Senegaleze të Futbollit.
Top Channel