Pas fitores me Udinesen, Chivu: Kam 4 sulmues fantastikë dhe prapa dimë të mbrohemi kur është e nevojshme

17/01/2026 20:04

Ndeshja e 11 pa pësuar gol, një tjetër fitore me 1 gol diferencë dhe një menaxhim inteligjent i avantazhit pa iu lejuar raste kundërshtarit. Interi i Cristian Chivu është një skuadër e pjekur dhe në gjendje që të kënaqë plotësisht trajnerin e saj; Interi i Chivut funksionon në sulmues dhe është shumë solid.

‘Kam 4 sulmues që punojnë mirë-komentoi Chivu pas suksesit me Udinesen-që janë të qetë, të përgjegjshëm, djem që vihen në dispozicion të shokëve të skuadrës; po bëjnë një punë të shkëlqyer, loja e skuadrës kalon nga ata. Por i gjithë ekipi po bën një punë shumë të mirë, dëshira për të çuar këtë projekt përpara është shumë e madhe, duan të jenë kompetitivë. Katër qendërmbrojtës? Është një zgjidhje më shumë kur duhet të vuajmë në minutat e fundit, kur duhet më shumë fizik’

Interi mori 3 pikë në një fushë të vështirë  vetëm pak orë pas ndeshjes të së mërkurës me Leccen duke tejkaluar lodhjen fizike dhe mendore.

‘Ajo që po propozojmë në fushë vërteton impenjimin dhe dedikimin e djemve, aftësinë e tyre për të ndryshuar, kurajon që kanë për të mbajtur një linjë më të lartë-vijoi Chivu-rezultatet janë meritë e punës së tyre. Jemi më të pjekur në menaxhimin e ndeshjes është një cëshje përgjegjësie kolektive, çdokush vihet totalisht në dispozicion të grupit. Për mendimin tim, përgjegjësia është fjala kyç’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB