Michael Olise ndez merkaton, ylli i Bayernit do të vendosë për të ardhmen pas Botërorit. Planifikon takim me drejtuesit
Një ditë më parë kryeministri Rama ftoi opozitën që ti bashkohej në Parlament nismës për ndryshimet kushtetuese.
Por pa u bërë ende 24 orë, ka marrë një përgjigje refuzuese nga Partia Demokratike.
Lideri i demokratëve, Sali Berisha u pyet sot në një komunikim me qytetarët nëse opozita do të japë kontributin e saj në ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit.
“Me Edi Ramën nuk ka asnjë kompromis. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para ligjit për të gjitha aktet e tij, vjedhjet e tij monstruoze”, tha Berisha.
Ai renditi dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, dosjen e AKSHI-t, dosjen e Ergys Agasit dhe tentativën për të hakeruar dosjet e SPAK-ut si arsye për të mos bashkëpunuar me shumicën. “Kështu që në këto rrethana, fjala e qytetarëve është vendimtare për shpëtimin nga ky regjim”, deklaroi Berisha.
Top Channel