Serie A/ Mazzitelli ndëshkon Juventusin; Cagliari frenon vrullin e Zonjës së Vjetër 17/01 23:26
Përshtatja e Niclas Fullkrug me Milanon nuk shkoi në mënyrë perfekte. Futbollisti, që është ende në kërkim të një shtëpie, mësoi se dhoma e tij e hotelit në zonën Fiera ku po akomodohet, ishte grabitur.
Futbollisti i Milanit, vetëm mëngjesin e kësaj të shtune e kuptoi zhdukjen nga kasaforta e objekteve me vlerë prej 500 mijë eurosh.
Një apo më shumë persona mësohet se kanë hyrë në dhomën e futbollistit në mesnatën mes së mërkurës dhe të enjtes kur futbollisti ishte larguar për ndeshjen me Comon në transfertë dhe hapën me forcë kasafortën.
Në vendngjarje shkuan agjentët e policisë dhe ata të policisë shkencore të Kuesturës së Milanos dhe hetimet janë ende duke u kryer.
Top Channel