Napoli i përgjigjet Interit dhe rikthehet te fitorja në Serie A. Në Maradona Stadium skuadra e drejtuar nga Antonio Conte mposhti Sassuolon me rezultatin 1-0, në një ndeshje ku iu desh të vuante jo pak.

Napoli e zhbllokoi menjëherë rezultatin, vetëm në minutën e 7 kur Lobotka dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga Muric pas gjuajtjes së Elmas. Goli i shkundi futbollistët e Sassuolos që u përpoqën të reagonin sidomos me Laurentie. Megjithatë pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Napolin.

Pas pushimit të ndeshjes, Sassuolo u hodh në sulm me Milinkovic Savic që rezultoi vendimtar ndaj Pinamontit. Në këtë pikë, Stellini që ishte në vend të Contes së skualifikimit, filloi të humbasë pjesët me Elmas e Rrahmanin që u detyruan t’i linin fushën e lojës Politanos(edhe ky u dëmtua në çastet e fundit) dhe Buongiornos

Skuadra emiliane tentoi me çdo mënyrë për të barazuar rezultatin, por Napoli u mbrojt mirë duke fituar këtë ndeshje 1-0 për të shkuar në 43 pikë duke mbetur 6 pikë prapa Interit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB