E ardhmja e Arne Slot te Liverpooli është vënë sërish në diskutim nga tifozët pas barazimit 1-1 ndaj Burnleyt, skuadër që po lufton për mbijetesë.

“The Reds” dominoi pjesën e parë, krijoi raste dhe mbajti portën e paprekur, por epërsia në lojë nuk u pasqyrua në rezultat. Burnley shënoi me goditjen e parë në portë dhe Liverpooli nuk arriti të reagojë, duke mbyllur ndeshjen me barazim. Skuadra e Slot përfundoi takimin me 32 goditje, nga të cilat 11 në portë, por vetëm një gol. Ky rezultat e bën Liverpoolin ekipin e parë që nga sezoni 1980/81 që nuk arrin të mposhtë asnjë nga skuadrat e sapo promovuara në “Anfield”.

Edhe pse seria pa humbje u zgjerua në 12 ndeshje, performanca ndaj Burnleyt ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët, të cilët kanë filluar të kritikojnë hapur stilin e lojës nën drejtimin e Slotit: “Falë Zotit që seria jonë pa humbje mbeti e paprekur. Por seriozisht – mjaft është mjaft. Slot duhet të largohet. Kjo është thjesht e papranueshme” Çdo ndeshje është luftë për të mos humbur ose për të barazuar. Çdo ndeshje na bën të pyesim se çfarë po bëjmë saktësisht në stërvitje. Me këtë ritëm nuk do të kualifikohemi në Champions. Ka ekipe që po luajnë futboll shumë më të mirë se ne”.

Në sfond, Liverpooli po konsideron opsione të tjera për pankinën, me Xabi Alonson që shihet si një kandidaturë e mundshme për të marrë drejtimin nëse situata nuk përmirësohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB