Trajneri i Juventusit e ka me Zhegrovën dhe Conceiçaon: Erdhën si sulmues jo si mesfushorë…
Në Sardenjë, për Juventusin erdhi një humbje e papritur dhe e rëndë, një disfatë që frenon rrugëtimin e Juventusit që me 5 fitore në 6 ndeshjet e mëparshme kishte nisur të ëndërronte kthimin në garë për titullin në Serie A me Interin, Milanin dhe Napolit.
Ndaj kuqebluve, në një ndeshje që e dominoi për shumë kohë, Juventus pësoi humbjen e dytë në epokën e Spallettit, një rezultat që vë në rrezik vendin e katërt në zonën Champions.
Komenti i parë i Spallettit pas ndeshjes ishte i hidhur dhe sarkastik. ‘Duhej të shkonte kështu…Cagliari e meritoi sepse luftoi për çdo top, u mbyll mirë dhe ne nuk ia dolëm ta çonim ndeshjen në favorin tonë’-tha Spalletti
Më pas bëri një analizë më kritike dhe të sinqertë. ‘Bëmë çfarë na kërkonte ndeshje, duhej të ishim të aftë të shfrytëzonin shanset tona-vijoi Spalletti-pastaj është e vështirë të komentosh ndeshje të tilla, të bësh analiza; ndonjëherë e dallon nga episodet se si do të shkojë ndeshja dhe atëherë duhet t’u bësh komplimenta kundërshtarëve përm mënyrën sesi e arritën këtë fitore, edhe pse nuk e merituan’
Por diçka ndryshe duhej bërë edhe sipas një Spalletti të dorëzuar: ‘Duhej të mbanim më mirë rolet, të luanim në pozicionet korrekte dhe të ruanim rregullin si dhe të tregoheshim të vëmdendshëm ndaj momenteve të veçanta, edhe goditja e dënimit nga ku lindi goli i tyre duhej të evitohej-tha Spalletti-Le të themi që Cagliari ishte i zoti, por edhe me pak fat. Në futboll janë gjëra që gjithnjë kanë ndodhur. Nuk na shkoi mirë, të mendojmë për ndeshjen tjetër’.
Top Channel