Juventus, Chiellini konfirmon Spallettin: Nuk ka asnjë dyshim, do të jetë trajneri ynë në vitet në vijim

17/01/2026 21:35

Luciano Spalletti do të vijojë aventurën e tij në pankinën e Juventusit. Ai që e konfirmoi këtë ishte pikërisht Drejtori Strategjik i Zonjës së Vjetër, Giorgio Chiellini vetëm pak minuta përpara fillimit të ndeshjes mes bardhezinjve dhe Cagliarit kur u pyet në lidhje me të ardhmen e trajnerit toskan në pankinën e skuadrës torineze

‘Tek ne ka qenë gjithnjë kjo bindje-deklaroi Chiellini-pak kohë më parë, përpara një prej ndeshjeve të Champions League me Lucianon në pankinë, thashë se kontrata me të nuk do të jetë 6-mujore. Për mendimin tim ai do të jetë trajneri i Juventusit edhe për vitet e ardhshme dhe po bën një punë të mirë. Do të flasim në momentin e duhur, por nuk besoj se ka njeri dyshime në lidhje me këtë çështje’.

Luciano Spalletti e mori drejtimin e Juventusit vetëm përpara pak javësh kur zëvendësoi në stol Igor Tudor dhe me të në pankinë, Zonja e Vjetër ka bërë shumë mirë teksa tani e sheh veten në zonën Champions.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB