Manovrat zikaltër/ Inter studion për një superblerje në verë; ka shpresa për Nico Paz
Reali i Madridit po perjeton një nga krizat më të thella në dekadën e fundit. Në vetëm 8 muaj, klubi merenges është në një rënie të lirë që po reflektohet në fushat e lojës dhe jashtë saj. Një situatë që solli shkarkimin e Xabi Alonsos që erdhi me shpresa të mëdha, për t’u zëvendësuar nga Alvaro Arbeloa dhe që kulmoi me eliminimin e Realit të Madridit në Kupën e Mbretit nga Albacete një skuadër që po lufton për mbijetesë në Divizionin e Dytë të futbollit spanjoll.
E përditshmja madrilene ‘Marca’ ka bërë një analizë të kësaj krize duke nxjerrë në dritë shkaqet që sollën në këtë situatë Realin e Madridit.
1) Largimi surrealist i Carlo Ancelottit
Në fillim u komunikua kalimi i italianit në pankinën e Brazilit dhe më pas largimi i tij nga Reali i Madridit. Dhe ky është gabimi i parë i madh. Carlo Ancelotti u largua edhe sepse kërkoi kontrollin mbi skuadrën dhe lojtarët nisën të shfaqnin shenja komoditeti. Paralajmërimi i parë që diçka thyhej brenda skuadre
2) Largimi i Luka Modric
Kroati dëshironte të qëndronte dhe kishte treguar se ishte ende një lojtar që bënte diferencën. Por klubi i tregoi derën. Sot, madridizmi po e ndjen mungesën e tij dhe Modric po tregon edhe te Milani se vazhdon të jetë një rprej mesfushorëve më të mirë në botë.
3) Refuzimi i blerjes së një mesfushori
U largua Kroos dhe Modric iu tregua dera e daljes dhe për këtë arsye Xabi Alonso kërkoi një mesfushor. Trajneri bask kërkonte një futbollist për të vendosur rregull dhe ekuilibër në fushë(objektivi i tij ishte Zubimendi), por nuk ia plotësuan kërkesën. Rezultati: një mesfushë pa kontroll dhe pa hierarki
4) Botërori i Klubeve, përplasja e parë me Xabi Alonso
Reali i Madridit e detyroi Xabi Alonson të merrte drejtimin e skuadrës që në Botërorin e Klubeve kundër vullnetit të tij. ‘Ose e merr tani skuadrën, ose nuk do të bëhet më gjë’-i thanë. Nuk ishte fillimi më i mirë për një projekt që kishte krijuar shumë iluzione. Raportet me kupolen drejtuese që në fillim u panë të ishin jo shumë të ngrohta.
5) Çështja Vinicius; gabimi më i rëndë
Sezonin e kaluar, klubi i lejoi brazilianit që të mos shkonte në ceremoninë e Topit të Artë duke e bërë të qartë pushtetin e madh që kishte futbollisti brenda klubit. Në këtë pikë, lufta mes Vinicius dhe Xabi Alonso u fitua nga futbollisti. Në El Clasico, kur Vinicius tregoi mungesë respekti ndaj trajnerit dhe klubi nuk mori asnjë masë, filloi të shkërrmoqej përfundimisht ky projekt
6) Mungesa e mbështetjes ndaj trajnerit
Xabi Alonso nuk e ndjeu kurrë mbështetjen e drejtuesve të klubit. Shumica e futbollistëve e injoronin. Nuk ndiqnin këshillat e tij teknike dhe as iu bashkuan në idenë e tij të lojës. Në momentin e së vërtetës, presidenti Florentino Perez mbajti anën e futbollistëve. Ndarja ishte e paevitueshme.
7) Polemikat e shumta jashtë fushave të lojës
Lufta e hapur me UEFA, përplasjet e vazhdueshme me arbitrat, tentativa për ndryshime në klub dhe shumë çështje të tjera që nuk kanë lidhje me sportin; shumë beteja të hapura që nuk e lejojnë klubin të jetë 100% i fokusuar në aspektin sportiv.
Top Channel