“Mirënjohje për angazhimin e tij ndaj lirisë së vendit”/ Fitoi Nobel-in për Paqe, udhëheqësja e opozitës venezueliane i dhuron medaljen e saj Presidentit Trump
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën mes 75 vendeve për të cilat janë pezulluar vizat e emigracionit. Ambasada Amerikane në Tiranë sqaroi edhe se çfarë sjell ky vendim nga 21 janarin për Shqipërinë.
Sipas njoftimit, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.
Analisti Arjan Curi shpjegoi në Top Story se ky vendim erdhi si pasojë se shqiptarët që jetojnë në SHBA tërheqin prindërit dhe këta të fundit përfitojnë pensione dhe ndihmë sociale nga SHBA, gjë që DASH ka vendosur ta ndalojë.
“Unë vjet vajta në SHBA, atje takova dy vëllezër, këta vëllezërit e cirkut dhe më thanë që donin të më prezantonin me shqiptarë. Dhe te ato lokalet ku shkoja shihja vetëm pleq. Kjo listë tregon që 41% e familjeve shqiptare marrin ndihmë sociale. Gjëja e parë që shqiptarët bëjnë kur ikin atje, tërheqin prindërit e tyre. Një shqiptar shkon në SHBA dhe tërheq nënën e tij. Pas 5 vitesh, kjo grua që shkon atje merr dhe pasaportën amerikane ku përfiton një pension.
Atje ka autobus për moshën e tretë. I merrnin nëpër shtëpi dhe i çonin në azil të ngritur nga shqiptarët. Rrinin deri pasdite dhe më pas autobusi i merrte dhe i çonte prapë nëpër shtëpi. Në momentin që prindërit të hyjnë në SHBA, nuk i thua dot mos aplikoni për pension dhe sigurime shëndetësore. Nuk mendoj se është vetëm çështje pensioni.
Kishte dhe shtete autokratë dhe shtete armiq, që kanë interesa të kundërt me SHBA-në. Vende me nivelin e demokracisë të ulët. Dëshira e shtetasve të këtyre vendeve për të ikur në SHBA është shumë i lartë dhe ai kërkoi ta kontrollojë këtë gjë”, tha ndër të tjera Curi.
Top Channel